Mjalti mund të jetë më i mirë se antibiotikët për shërimin e kollës dhe ftohjes

Mjekësi alternative

Mjalti mund të jetë më i mirë se antibiotikët për shërimin e kollës dhe ftohjes

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto Ilustrim

Shkencëtarët e Oksfordit konfirmuan se mjalti i pa rafinuar funksionon në mënyrë të ngjashme me antibiotikët, por pa efekte anësore të këqija.

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit zhvilluan kërkime për të përcaktuar fuqinë reale të mjaltit të pa rafinuar.

A mund ta përdorim mjaltin në vend të antibiotikëve tradicional? Sipas gjetjeve të fundit, mjalti është po aq efektiv sa antibiotikët kur bëhet fjalë për trajtimin e kollës dhe ftohjes.

Studiuesit shqyrtuan studimet dhe krahasuan përfitimet që ofron mjalti. Rezultatet treguan se mjalti nuk ka efekte anësore, duke shtuar se është më efikas në trajtimin e simptomave të ftohjes së zakonshme sesa ilaçet e tjera.

Mjalti lehtësoi kollën me 44 për qind. Nektari ishte 36 për qind më efektiv në uljen e frekuencës së kollës sesa ilaçet e tjera.

Shkencëtarët zbuluan se mjalti shkurton periudhën e shërimit të infeksionit të traktit të sipërm respirator. Studiuesit e Oksfordit shqyrtuan 14 studime ku përfshihen 1,761 pjesëmarrës.

“Meqenëse shumica e infeksioneve të traktit të sipërm respirator janë virale, receta e antibiotikëve është joefektive dhe e papërshtatshme.

Mjalti është i sigurt për përdorim, por duhet të shmangni nëse keni reaksione alergjike. Foshnjat nën moshën një vjeçare nuk duhet ta konsumojnë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat