Ja se si ushtrimet zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit të gjirit

Mjekësi alternative

Ja se si ushtrimet zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit të gjirit

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Megjithëse themi vazhdimisht se ushtrimet fizike janë fitimprurëse, tashmë ka të dhëna që tregojnë se ushtrimet mund të zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit. Në muajin e kancerit të gjirit, Organizata e Shkencave për Kancerin e Gjirit në Mbretërinë e Bashkuar, ka publikuar një studim ku thuhet se ushtrimet fizike ndihmojnë për të ulur rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit.

Meqenëse kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm tek gratë në Mbretërinë e Bashkuar, ne iu drejtuam ekspertëve për të dëgjuar më shumë rreth asaj se si aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes.

Mjekja Margaret Wexler shpjegon se ekspozimi i lartë gjatë gjithë jetës ndaj estrogjenit rrit rrezikun e kancerit të gjirit, kjo mund të jetë si rezultat i fillimit të periodave më herët, arritjes së menopauzës më vonë dhe lindjes së fëmijëve. Ushtrimet fizike ndihmojnë në uljen e niveleve të insulinës dhe rrisin metabolizmin e glukozës, i cili ju ndihmon të mbroheni nga kanceri i gjirit dhe kancerët e tjerë, shton Wexler.

Por është e rëndësishme të theksohet se, ndërsa stërvitja ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të shfaqjes së kancerit të gjirit, ajo nuk e eliminon atë. “Unë shoh disa gra që janë ushtruar rregullisht të cilat për fat të keq zhvillojnë kancer të gjirit, sepse është një sëmundje shumë faktoriale. Gratë ndonjëherë mendojnë se duhet të fajësojnë veten e tyre, duke thënë se kjo është për shkak se pesha e tyre u rrit paksa ose ishin pak të stresuara ose nuk bënin aq ushtrime sa dëshironin. Nuk mendoj se është kaq e thjeshtë,” shpjegon Joanna Franks, këshilluese e kirurgjisë së gjirit dhe onkoplastikës në Spitalin Wellington, HCA Healthcare.

Gjatë viteve ka pasur qindra dokumente kërkimore për lidhjen midis stërvitjes dhe rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Një përmbledhje e 22 studimeve, botuar në revistën “Canadian Medical Association Journal” në 2017, zbuloi se aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjeve të shkaktuara nga kanceri i gjirit me rreth 40%. Dhe në një studim tjetër të botuar në 2010 në revistën “Journal of Clinical Oncology”, gratë postmenopauzë me një stil jetese të ulur, të cilat morën pjesë në një program ushtrimesh me intensitet mesatar deri të fuqishëm, kishin ndryshime hormonale që ulnin rrezikun e kancerit të gjirit.

Përfundimi i përgjithshëm tregon se stërvitja shpesh luan një rol pozitiv në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Dhe kjo përfshin ata që janë më të prekshëm nga sëmundja, për shembull ata që kanë një mutacionin BRCA, një gjen i trashëgueshëm që rrit rrezikun në mënyrë të konsiderueshme. Gratë pas menopauzës, të cilat janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit për shkak të moshës së tyre dhe ekspozimit më të madh të jetës ndaj estrogjenit, gjithashtu përfitojnë nga ushtrimet.

“Është shumë e rëndësishme që gratë që janë trajtuar tashmë për kancer të gjirit të vazhdojnë stërvitjen. Kjo është një ndihmë e madhe që gratë të ndjehen pozitive në lidhje me aktivitetin në përmirësimin e prognozës pas trajtimit për kancerin e gjirit”, thotë Joanna.

Sipas ekspertëve ushtrimet nuk duhen ndaluar për asnjë moment sepse përpos përfitimeve shëndetësore, ato ndihmojnë edhe për pjesën psikologjike.

“Një nga mesazhet më të rëndësishme është që çdo sasi shtesë e aktivitetit është e dobishme. Ndërsa ekspertët e shëndetit rekomandojnë të paktën 150 minuta ushtrime në javë, është e rëndësishme që nëse mundeni të shtoni ushtrimet tuaja për të pasur sa më shumë energji. Mjekët nuk duhen të jenë autoritarë për sa ushtrime duhet të udhëzojnë, por të inkurajojnë njerëzit që të lëvizin më shumë dhe të qëndrojnë më pak ulur,” thotë Wexler.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat