Mënyra për të përdorur limonin në vend të produkteve kozmetike

Mjekësi alternative

Mënyra për të përdorur limonin në vend të produkteve kozmetike

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:35
Foto Ilustrim

SHBA – Limoni është përdorur për vite të tëra për bukurinë e lëkurës dhe flokëve. Acidi citrik në limon depërton si një astrigent efektive duke depërtuar ndërmjet poreve për të hequr vajrat e tepërta, qelizat e vdekura dhe njollat. Limoni mundëson një lëkurë të ndritshme dhe të shëndetshme.

Kur vjen puna te flokët, acidet në limon janë të shkëlqyera për pastrimin e kokës dhe flokëve, madje limoni redukton zbokthin.

Për pastrim të kokës

Kombinoni më shumë se gjysmë filxhani vaj ulliri me gjysmë filxhani mjaltë dhe lëngë limoni.

Pas pastrimit me shampon, bëni kokës një masazh me këtë përzierje dhe më pas lidhni flokët e mbani më këtë për 30 minuta.

Për flokët të yndyrshme

Nëse keni flokë të yndyrshme, përzini një filxhan me limon me një filxhan me ujë dhe vendosni përzierjen në flokë pas larjes me shampon. Kjo do të bëjë flokët tuaj më të ndritshme dhe të shëndetshme.

Maskë për të vitalizuar lëkurën e fytyrës

Përzini jogurtin natyral më lëngun e një limoni të freskët. Përzieni mirë dhe aplikoni maskën në fytyrë dhë në qafë. Kujdes me zonat rreth syve. Kjo maskë mundëson pastrimin e thellë të lëkurës shkruan mindbodygreen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat