Të mirat e bananes për lëkurën

Mjekësi alternative

Të mirat e bananes për lëkurën

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 16:17
Foto Ilustrim

Në “Botën e Bukurisë”, bananet janë njohur gjerësisht si “botoksi i natyrës”. Pse t’u nënshtroheni bisturive kur mund të përdorni metoda popullore e natyrale, pa dhimbje, të lira e të pastra për lëkurën? Çfarë e bën bananen të dobishme për lëkurën?

Maska me banane është jashtëzakonisht efektive për të gjitha llojet e lëkurës ( lëkurë e thatë apo e yndyrshme, lëkurë e kombinuar etj). Bananet janë të pasura me minerale dhe vitamina të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për lëkurën.

Kaliumi – e hidraton dhe e ushqen lëkurën, duke e bërë atë më të butë dhe të qetë.

Lektini – e ruan lëkurën nga bakteret dhe ndalon daljen e puçrave në fytyrë.

Vitamina A – zbeh njollat e errëta në lëkurë dhe zvogëlon pamjen e plagët

Vitamina B – I jep lëkurës elasticitet, zvogëlon pamjen e rrudhave dhe parandaloj plakjen e lëkurës.

Vitamina E – e njohur si “mbrojtësi”, rrit rezistencën e lëkurës, parandalon dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat