Ja si ta përdorni aloe verën për të hequr kallot në këmbë

Mjekësi alternative

Ja si ta përdorni aloe verën për të hequr kallot në këmbë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 18:23
Foto Ilustrim

Bashkë me verën vijnë edhe një sërë shqetësimesh, si depilimi, probleme me flokët, fytyrën apo edhe këmbët. Vera mund të konsiderohet ndryshe si sezoni i lëkurës së qëruar dhe këmbëve të plasaritura.

Të gjithë ata që mbathin sandale e dinë se sa e bezdisshme dhe e pakëndshme është të kesh kallo në këmbë. Por, si gjithmonë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem.

Më poshtë do të gjeni një kurë fantastike me aloe vera për të eliminuar kallot në këmbë

I zhytni këmbët në ujë të ngrohtë dhe i pastroni me anë të një stufe për të hequr qelizat e vdekura.

Pasi t’i thani me një peshqir aplikoni një shtresë të hollë të xhelit aloe vera në këmbë.

Vishni çorape dhe shkoni të flini

Në mëngjes i lani këmbët me ujë të vakët.

Përsëriteni këtë trajtim çdo natë për 4-5 ditë për të parë rezultate.

Si funksionon: Aloe Vera përmban vitaminat A (beta-karotene), C dhe E. Ajo ka veti antioksiduese,  antiinflamatore dhe antiseptike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat