Peshku, aleat i mirë për të ruajtur shikimin

Mjekësi alternative

Peshku, aleat i mirë për të ruajtur shikimin

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 14:48
Foto Ilustrim

Një dietë e pasur me peshk mbron sytë nga dëmtimet që mund të ndodhin me kalimin e moshës. Një ekip studiuesish amerikanë kanë parë se mes një diete të pasur me acide yndyrore omega 3 dhe shfaqjes së maculopatisë senile (një sëmundje e syve që shfaqet me kalimin e moshës) ekzistojnë lidhje e ngushtë.

Në studim kanë marrë pjesë rreth 3500 persona me moshë mbi 45 vjeç dhe objekt i studimit kanë qenë sjelljet e tyre ushqimore. Pjesëmarrësve u është kërkuar të plotësojnë një pyetësor, ku të përshkruanin me hollësi se çfarë ushqimesh konsumonin më tepër dhe pas 5 viteve u janë bërë ekzaminime për të verifikuar praninë e dëmtimeve që mund të kishin në sy. Incidenca e dëmtimeve okulare ka rezultuar të jetë më pak se 59 % te ata persona që konsumonin sasi të mëdha të acideve yndyrore.

Nga analizimi i të dhënave është vënë re se te personat që konsumonin peshk të paktën tre herë në javë, rreziku për shfaqjen e këtyre problemeve ulej deri në 75%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat