Sa është e sigurt që pa u konsultuar me askënd të merrni suplemente me selen?

Mjekësi alternative

Sa është e sigurt që pa u konsultuar me askënd të merrni suplemente me selen?

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 16:06
Foto Ilustrim

Shmangni konsumin e sasive të tepërta të selenit në kuptimin e preventivës, por merrni sasinë e nevojshme të këtij minerali me ushqim të llojllojshëm

“Te njerëzit, seleni bën pjesë në mikronutriente”, shprehet biokimisti Robert Crichton në librin e tij “Parimet bioneorganike të kimisë”, duke shpjeguar se si seleni bën funksionin e bashkëfaktorit për enzima të glutation peroksidazës dhe forma të caktuara të tioredoksin reduktazës.

Enzimat e sipërpërmendura marrin pjesë në mbrojtjen antioksidative të qelizave, duke i mbrojtur ato nga radikalet e lira, të cilat çojnë deri në çrregullime bioikimike strukturore dhe funksionale.

Në këtë mënyrë, seleni ka rolin e caktuar në shumë procese patologjike në organizëm, siç janë zhvillimi i sëmundjeve malinje, arteroskleroza dhe sëmundja e Alzheimerit.

Mirëpo, studimet tregojnë që aplikimi i suplementeve të selenit “krye më vete” mund të jetë madje edhe i dëmshëm.

Rezultatet më të reja të studimeve eksperimentale dhe joeksperimentale tregojnë që suplementi i selenit mund të rrit rrezikun për zhvillim të diabetit të tipit melitus 2 në një gamë të gjerë të nivelit të ekspozimit”, përfundon Tommaso Filipino me ekipin e vet hulumtues nga Modena në fund të analizës së gjerë epidemiologjike.

Pos sëmundjes së sheqerit, në hulumtime është vërejtur edhe rreziku i shtuar për shfaqje të kancerit të prostatës, si edhe të disa tipave të kancerit të lëkurës.

Marrja e selenit nëpërmjet ushqimit

Rekomandimi i ekspertëve është që personat e shëndetshëm të mos marrin preparate seleni në kuptimin e preventivës, por që të marrin sasi të nevojshme të këtij minerali esencial me ushqim të llojllojshëm.

Burim i mirë janë mishi, produktet e qumështit, peshku, drithërat dhe frutat arrore (Në 100 gr arra braziliane ka rreth 1917 mg selen)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat