Është mirë t’i kombinoni kafen dhe çajin e gjelbër mund të zgjasin jetën

Mjekësi alternative

Është mirë t’i kombinoni kafen dhe çajin e gjelbër mund të zgjasin jetën

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 16:17
Foto Ilustrim

Rregulli i artë i masës, megjithatë, sipas një studimi të ri, nuk zbatohet për të pirë kafe dhe çaj jeshil.

A mund t’u ndihmojnë çaji dhe kafja të sëmurëve nga diabeti?

Globalisht, rreth 422 milion njerëz janë me diabet tip 2. Prandaj, parandalimi më i mirë është ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe kontrolli mbi marrjen e ushqimit dhe pijeve.

Edhe pse ilaçet mund të ulin me sukses rrezikun nga shfaqja e kësaj sëmundjeje, është mirë të kini parasysh që çdo ilaç ka edhe efekte anësore.

Prandaj, preventiva më e mirë është ndryshimi i stilit të jetës dhe kontrolli i konsumimit të ushqimit dhe pijeve.

Si ndihmon çaji i gjelbër?

Studimet e mëparshme tashmë kanë theksuar përfitimet shëndetësore të çajit të gjelbër duke theksuar që ulin rrezikun e shfaqjes së diabetit, përmirësojnë kontrollin e glukozës dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Por një studim i ri i kryer nga shkencëtarët japonezë në Universitetin Kyushu, Kolegjin Stomatologjik Fukuoka dhe Spitalin Hakujyuji përcollën se si pirja e çajit të gjelbër ndikon tek njerëzit që tashmë kanë diabet.

Ata studiuan 4923 pjesëmarrës në një moshë mesatare 66 vjeç për një periudhë pesëvjeçare. Ata zbuluan se njerëzit që pinin më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin 40 për qind më pak të ngjarë të vdisnin pas përfundimit të studimit.

Po për kafen çfarë të thuhet?

Si edhe çaji i gjelbër, kafja është treguar që ka ndikime në uljen e rrezikut të zhvillimit të diabetit, mirëpo shkencëtarët edhe në rastin e këtillë kanë hulumtuar si ndikon kafja te njerëzit të cilët tashmë vuajnë nga diabeti.

Studimin e ka publikuar revista BMJ Open Diabetes Research&Care, ndërsa thekson se pirja e dy apo më shumë filxhanë kafe gjatë ditës zvogëlojnë përgjithësisht vdekjen për 41 për qind.

Është më i mirë kombinimi

Mirëpo pirja e kombinuar e pijeve me kafeinë ka pasur efektin më të mirë.

– Kombinimi i çajit të gjelbër dhe i kafes ka ulur dukshëm vdekshmërinë nga të gjithë shkaktarët…

Ata të cilët kanë pirë më shumë se katër filxhanë çaj dhe dy apo më shumë filxhan kafe kanë pasur përfitime më të mëdha.

Raporti tregon se faktorë të tjerë janë gjithashtu të rëndësishëm. Arsimimi i lartë dhe të ardhurat financiare mund të shoqërohen me rritjen e konsumit të kafesë – vazhdojnë autorët, duke shpjeguar rëndësinë e pirjes së të dy pijeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat