Si të arrijmë një lëkurë të freskët me Aloe Vera

Mjekësi alternative

Si të arrijmë një lëkurë të freskët me Aloe Vera

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:16
Foto Ilustrim

Përziej xhelin e aloe verës me këta 3 përbërës për të trajtuar çdo probleme të lëkurës

Arritja e një ngjyre rrezatuese dhe të njëjtrajtshme është hapi i parë për të patur një lëkurë të bukur që shkëlqen. Ky është përbërësi i vetëm, i kombinuar në mënyrë opsionle me tre të tjerë, që do i japë fytyrës suaj një çehre jete duke zbehur shenjat kafe e njollat.

Aloe Vera, falë antioksidantëve të fuqishëm dhe e njohur për vetitë e saj kuruese, qetësuese e hidratuese do të rregullojë tonalitetin e lëkurës brenda një kohe shumë të shkurtër nëse përzihet me një nga përbërësit e mëposhtëm.

1. Me sheqer

Nëse mendonit se larja e fytyrës është hapi i parë i rutinës suaj të bukurisë, gaboni ! Skrbi i fytyrës vjen para së gjithash, pasi nëse lëkura juaj nuk është e pastruar tërësisht nga qelizat e vdekura, asnjë produkt nuk do të përthithet nga lëkura. Grumbullimi i papastërtive mund të krijojë pika të zeza apo të bardha dhe njolla në lëkurë. Ajo që duhet të bëni është të përzieni dy lugë xhel aloe vera dhe një lugë sheqer kafe. Aplikojeni direkt në lëkurë me lëvizje rrethore për disa minuta e më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

2. Me qumësht

Aloe vera, së bashku me qumështin, është një mënyrë efektive për të pasur një lëkurë të bardhë si bora e të pastër. Thjesht përzini aloe vera me ajkën e qumështit dhe aplikojeni në lëkurë. Sigurohuni që këtë të fundit ta keni të pastër nga makeup-i.

3. Me qumësht dhe mjaltë

Kjo maskë jo vetëm që do të pastrojë lëkurën tuaj dhe do të njëtrajtësojë tonalitetin por do hidratojë shtresat e lëkurës në nivel qelizor.

Aplikoni përbërësit e përzier në sasi të barabarta në lëkurën tuaj dhe e rrini rreth 10 minuta përpara se ta shpëlani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat