Ja cilat janë metodat natyrale që ndihmojnë në uljen e “Tensionit të lartë”

Mjekësi alternative

Ja cilat janë metodat natyrale që ndihmojnë në uljen e “Tensionit të lartë”

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 18:42
Ilustrim

Tensioni i lartë i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës.

Ja disa kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Lëngu i Limonit

Përbërësit:

Ujë

Një limon

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhra

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Uthull Molle dhe Sodë Buke 

Përbërësit:

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative.

Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

/S.H /NOA.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat