A është testi i frymëmarrjes kyç për zbulimin e kancerit?

Mjekësi alternative

A është testi i frymëmarrjes kyç për zbulimin e kancerit?

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Një studim klinik është publikuar për të parë nëse një test frymëmarrjeje mund të zbulojë praninë e kancerit. Hulumtuesit duan të zbulojnë nëse sinjalet e llojeve të ndryshme të kancerit mund të merren në modelet e molekulave të frymëmarrjes.

Ekipi i Kërkimit të Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar në Cambridge do të mbledhë mostrat e frymëmarrjes nga 1,500 njerëz, disa me kancer.

Nëse teknologjia vërtetohet, shpresa është që testet e frymëmarrjes mund të përdoren për të vendosur nëse pacientët duhet të referohen për më shumë teste.

Ato mund të përdoren krahas testeve të gjakut dhe urinës për të ndihmuar mjekët të zbulojnë kancerin në një fazë të hershme, thanë studiuesit. Por do të duhen dy vjet para se të njihen rezultatet e shqyrtimit paraprak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat