Këshilla e nutricionistes: Mos e filloni dietën, hani normalisht

Mjekësi alternative

Këshilla e nutricionistes: Mos e filloni dietën, hani normalisht

Më: 5 janar 2021 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Nutricionistja Colleen Christensen, nga SHBA-ja këshillon se si të mbahet shëndeti dhe të humbet teprica e kilogramëve, por që me atë rast të mos filloni dietë

Shumica ndihen keq pas kënaqësisë me ushqim, andaj shpesh vendosin të fillojnë dietë në mënyrë që të humbin atë tepricë të grumbulluar me ushqim.

Christensen argumenton se në fakt nuk duhet të bësh diçka të tillë, por thjesht të ushqehesh normalisht.

“Nëse mendoni se si t’u ktheheni shprehive tuaja të ngrënies në mënyrën e duhur, kjo është përgjigjja ime: hani normalisht.”

– Nuk do të duhej të keni detoksikim me lëngje apo pastrim të organizmit. Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, gjithsesi lani perimet para se t’i konsumoni. Veç kësaj, hani normalisht dhe do të jeni mirë!

“Ushqimi normal përfshin edhe ndonjë mbingopje apo kënaqje me ushqim”, ka shpjeguar ajo.

Christensen beson që kjo është shumë më efektive se fillimi i dietave restriktive të cilave nuk mund t’u përmbaheni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat