Kruarja e kokës – Çfarë thonë mjekët për të

Mjekësi alternative

Kruarja e kokës – Çfarë thonë mjekët për të

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:39
Foto Ilustrim

Nëse keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë jeni prekur nga një reagim alergjik.

I ndodh të gjithëve të përballen me episode intensive të kruarjes së kokës.

Dëshira e fortë për kruarjen e kokës mund të nxitet nga shumë faktorë të njohur por edhe të padëgjuar të cilat do t’i zbuloni në këtë artikull.

Zbokthi

Kruarja e kokës është një tregues i zbokthit, grimcave të bardha të ngjashme me flokët e dëborës.

Sipas të dhënave , zbokthi shfaqet si pasojë e një reagimi të tepruar të trupit ndaj mykut në lëkurë.

Dermatologët thonë se zbokthi shfaqet edhe si pasojë e ndryshimeve të motit, stresit dhe sheqerit të tepërt.

Reagim Alergjik

Nëse keni lyer flokët dhe ju kruhet koka, atëherë jeni prekur nga një reagim alergjik.

Skalpi është shumë i ndjeshëm ndaj shampove apo bojrave të flokëve.

Nëse dëshironi të zbuloni produktin që po ju shkakton kruarje, provojini shampot një nga një çdo javë.

Psoriazë Ose Ekzemë

Kruarja e kokës mund të shkaktohet edhe nga ekzema apo psoriaza, dy sëmundje inflamatore.

Si psoriaza ashtu edhe ekzema shfaqen kur sistemi imunitar ‘zemërohet’ me lëkurën dhe e nxit atë të lëshojë grimca, të skuqet e të kruhet.

Psoriaza është njësoj si zbokthi, por grimcat janë më të mëdha dhe të kuqe.

Ajo mund të trajtohet me të njëjta solucione kundër zbokthit.

Djersa Dhe Papastërtitë

Vajrat natyralë dhe papastërtitë në skalpin e kokës nxisin ndjesinë e kruarjes.

Kjo është arsyeja përse ekspertët rekomandojnë larjen e kokës një herë në dy ditë.

Nëse kryeni aktivitet të rregullt fizik,  duhet të laheni çdo ditë sepse edhe djersa shkakton kruarje.

Myku

Myku është ndryshe nga zbokthi, por njësoj si ai shoqërohet me kruarje.

Myku në skalp dhe në flokë shkaktohet nga lagështia e vazhdueshme.

Kapja E Flokëve

Nëse i mbani flokët të lidhura me një llastik do të përballeni me rënien e flokëve dhe kruarje të kokës.

Stilimi i flokëve është një proces që detyron flokët dhe nervat e muskujt të marrin një drejtim të padëshiruar.

Kjo është arsyeja përse kur i lëshoni flokët, ju kap dëshira të kruani kokën.

Nëse ju nuk keni as zbokth, as psoriazë apo ndonjë nga simptomat e lartpërmendura, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek për të parë skalpin nga afër.

Çdo problem shëndetsor i lartpërmendur duhet të ikë vetë për 2 javë.

Nëse vazhdoni të keni kruarje për më shumë kohë, kontrollohuni tek një mjek. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat