Njihuni me 5 ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

Mjekësi alternative

Njihuni me 5 ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

Më: 18 janar 2021 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Tensioni i ulët i gjakut është një sëmundje shqetësuese por që merr një vëmendje të pamjaftueshme në krahasim me hipertensionin. Nivelet e duhura të tensionit duhet të jenë 120/80 mm Hg thonë të dhënat e AgroWeb.org Sipas të dhënave, tensioni është i ulët kur zbret në 90/60 mm Hg.

Simptomat më të zakonshme të tensionit të ulët të gjakut përfshijnë: marramendjen, dobësinë, të përzierat dhe mjegullimin e shikimit. Dehidratimi, ndryshimet në stilin e të ngrënit, aktiviteti i ashpër fizik, anemia, stresi, tiroidja, niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa prej shkaktarëve të uljes së tensionit. Ky i fundit mund të menaxhohet më mirë nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara.

Ushqimet dhe pijet më të mira kundër tensionit të ulët të gjakut
Kafeja
Kafeina njihet të ketë aftësinë e rritjes së menjëhershme të tensionit të gjakut. Nëse ky i fundit ka pësuar një rënie të menjëhershme, pini një filxhan kafeje ose çaji. Këto dy pije stimulojnë sistemin kardiovaskular dhe rrisin rrahjet e zemrës.

Çaji I Jamballit


Pirja e këtij çaji ndihmon në rritjen e tensionit sepse ngadalëson ndikimin e aldosteronit. Ky i fundit është hormone që rregullon ndikimin e kripës në trup.

Ullinjtë
Ullinjtë janë të pasur me vitaminë E, hekur dhe bakër. Shija e tyre e kripur dhe ushqimet e kripura në përgjithësi rrisin tensionin e gjakut.

Ushqimet E Pasura Me Vitaminë B-12
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me vitaminën B-12. Sasitë e ulëta të kësaj vitamine mund të shkaktojnë anemi, e cila çon pashmangshmërisht në uljen e tensionit të gjakut. Vezët janë një burim shumë i pasur i vitaminës B-12. Ato mund t’i konsumoni të ziera, të skuqura apo të pjekura.

Uji
Dehidratimi lë pasoja të rënda në volumin e gjakut. Ulja e volumit të gjakut shkakton uljen e tensionit të gjakut, veçanërisht në momentet kur njeriu po kryen një aktivitet të caktuar fizik. AgroWeb.org ju këshillon të pini shumë ujë dhe bëjeni këtë rregullisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat