Si të shëroni kallot me kurën ideale dhe pa kosto

Mjekësi alternative

Si të shëroni kallot me kurën ideale dhe pa kosto

Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një në dy persona sipas studimeve shkencore, vuan nga kallot e këmbëve. Veçanërisht ata persona të cilët qëndrojnë për një kohë të gjatë me këpucë mbathur, pa mundësuar ajrosjen e këmbëve. Gjatë dimrit kallot bëhen edhe më të pranishme, sidomos për femrat që zgjedhin të mbajnë taka.

Por alternativa popullore ka treguar se disa receta praktike na vijnë në ndihmë për t’i shëruar ato efektivisht dhe në një kohë të shkurtër. Trajtimi duhet të nisë me këmbë të pastruara mirë, që do të thotë, t’i lani ato siç duhet për të hequr çdo papastërti që mund të kenë. Mandej përgatitni recetën për t’i trajtuar kallot. Gjithçka na duhet janë: 5 aspirina dhe lëngu i një limoni.

Përgatitja

Shtypni aspirinat derisa të bëhen pluhur dhe shtoni lëngun e një limoni. Përzieni mirë deri sa të bëhet një lloj paste homogjene. Aplikojeni pak nga pasta në kallo dhe lëreni të veprojë në zonën e prekur për 30 minuta, pas kësaj kohe shpëlajini këmbët me shumë ujë, mundësisht të ngrohtë. Fshijini këmbët me lëvizje rrethore dhe me ndihmën e një guri gërryes ose spatule për pastrimin e lëkurave të vdekura të këmbëve, bëni pastrimin e kallove.

Lajini sërish me ujë të ngrohtë dhe thajini shumë mirë.

Pas trajtimit për zbutjen e këmbëve duhet lyerja e tyre me krem që të mos mbeten të thata. Përpiquni ta bëni këtë trajtim me krem zbutës çdo ditë.

Ndërsa trajtimi me aspirina dhe limon duhet të përsëritet dy ose tre herë në javë për të marrë rezultate më të mira dhe më të shpejta.

Kjo do t’ju lejojë të shmangni përhapjen e baktereve të kallos që përveçse ndikojnë estetikisht në këmbët tuaja mund të shkaktojnë parehati të tilla si kruajtje dhe erë të keqe.

Mos harroni të përdorni çorape të pambukta dhe mbi të gjitha të kujdeseni për këmbët tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat