Pse duhet të hiqni dorë nga pizhamat e trasha

Mjekësi alternative

Pse duhet të hiqni dorë nga pizhamat e trasha

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:08
Foto Ilustrim

Rreth 40% e njerëzve veshin pizhama kur shkojnë për të fjetur dhe le ta pranojmë, nuk ka asgjë më të rehatshme sesa kompleti ynë i preferuar i dimrit. 

Ajo çfarë ndoshta nuk dini është se pizhamat që zgjidhni ndikojnë jo vetëm në cilësinë e gjumit, por edhe në shëndetin tonë të përgjithshëm. Pizhamat e trasha, të ngrohta dhe aq shumë të lezetshme, nuk janë zgjedhja e duhur, por pse?

1. Ndikojnë në cilësinë e gjumit

Të flesh me pizhama të trasha, do të thotë që do të ndihesh shumë ngrohtë, por trupi kërkon një temperaturë të caktuar gjatë natës. Materiali ideal për pizhamat e natës është pambuku, pasi e lë lëkurën të marrë ajër dhe të ndihmon të bësh gjumë të qetë. Një tjetër alternativë është linoja, por ndoshta nuk do t'ju bëjë të ndiheni aq butë sa pambuku.

2. Pizhamat e trasha mund t'ju shkaktojnë akne.

Nëse ju djerësini gjatë gjumit, ka shanse që nesër të zgjoheni me një puçër të re. Kombinimi i të nxehtit me materialin e pizhamave, shkakton bllokim të poreve dhe acarim të lëkurës.

3. Ndikon edhe tek riprodhimi!

Burrat që nuk veshin pantallona gjatë natës mund të përmirësojnë cilësinë e spermës. Nëse flini me të brendshme të ngushta apo pizhame të trasha, zona gjenitale do të djerësitet edhe më shpejt. Kjo ndikon edhe tek fertiliteti i gruas, si pasojë e djersës së tepërt që çon në infeksione të ndryshme.

4. E mban larg trupin nga temperatura natyrale

Një temperaturë e ulët e trupit e ndihmon metabolizmin e trupit të funksionojë më mirë. Pizhamat e radhës kujdesuni t'i zgjidhni prej pambuku, linoje ose mëndafshi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat