COVID: Pajisja e lirë që mund të shpëtojë jetë

Mjekësi alternative

COVID: Pajisja e lirë që mund të shpëtojë jetë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 15:35
Pajisja e lirë që mund të shpëtojë jetë

Një prej mistereve të virusit Covid-19 është pyetja se si nivelet e oksigjenit në gjak bien aq poshtë pa e vërejtur fare pacientët.

Në termet mjekësore kjo është e njohur si “hipoksi e heshtur”.

Për këtë arsye shumë pacientë kanë arritur nëpër spitale në gjendje shumë më të keqe se sa që e kanë menduar, e në disa raste edhe shumë vonë për trajtim të duhur, shkruan BBC.

Mirëpo, një aparat i vogël në formë të oksimetrit është parë si zgjidhje pasi po u mundëson pacientëve të përcjellin nivelet e tyre të oksigjenit dhe kushton jo më shumë se 20 euro.

Sipas doktorëve, secili që ka mundësi duhet ta blejë një aparat të tillë.

Doktorët thonë se nivelet normale të oksigjenit në gjak duhet të jenë mes 95 dhe 100 për qind.

Ndërkaq pacientët me Covid kanë pasur nivele edhe më të ulëta se 80 ose 70 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat