Njerëzit nuk e kanë menduar kurrë këtë: Vaji i ullirit po bën mrekulli në organizmin e tyre!

Mjekësi alternative

Njerëzit nuk e kanë menduar kurrë këtë: Vaji i ullirit po bën mrekulli në organizmin e tyre!

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:52
Ilustrim

Një lugë vaj ulliri çdo mëngjes ruan  shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës.

Vaji i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që mban vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

Një studiues amerikan ka analizuar gjatë zakonet e ngrënies në shumë vende dhe ka zbuluar se njerëzit  që jetonin në zonën e Mesdheut kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje kardiovaskulare, pavarësisht faktit se dietat e tyre janë të larta në yndyrna.

Sipas tij, vaji i ullirit është një nga elementët më të rëndësishëm, jo ​​vetëm për përdorimet e saj kulinare, por edhe për vetitë medicinale.

Përfitimet e vajit të ullirit janë edhe më të mëdha kur e konsumoni në mëngjes në stomak bosh.

Konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të rëndësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Por,cilat janë vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri?

1.Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.

2.Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur.

3.14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karrotën dhe vitaminë E.

4.Përmbanë edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat