Lëngu i limonit, një lëng magjik

Mjekësi alternative

Lëngu i limonit, një lëng magjik

Më: 11 mars 2021 Në ora: 22:01
Ilustrim

WoW, limoni është me të vërtetë një nga frutat më të dobishëm për shëndetin tonë. Në sajë të vitaminës C, acidit të limonit dhe mineraleve  që përmban, ju mund të përmirësoni  shëndetin tuaj në mënyrë drastike duke përdorur limon.
Përfitimet nga  limoni :
Kurë për puçrrat në fytyrë
. Limoni përmban veti antibakteriale dhe lufton bakteret, infeksionet dhe inflamacionin në lëkurën e fytyrës.  
Zbardh dhëmbët tuaj. Bëjini dhëmbëve tuaj një trajtim nga përzierja e limonit dhe sodës së bukës , duke e aplikuar në dhëmbët tuaj, dhe duke e lënë atë për 60 sekonda. Acid dhe natriumi bikarbonat do të heqin shtresën e ngjyrosur në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj.
Zbokthi . Lëngu i limonit mund të “mbysë” bakteret që shkaktojnë zbokth, kështu që aplikojeni  atë me vaj ulliri ose kokosi.
Bilancon pH e trupit tuaj
Zorrët . Limonët rrisin kontraktimet e muskujve në zorrët tuaj, duke siguruar lëvizje të rregullt dhe një mirëfunksionim të apratit tretës. Vetëm një gotë ujë limoni çdo mëngjes mund të bëjë këtë gjë.
Vlera ushqyese. Ju do të gjeni në këto fruta të shijshme kalium, kalcium, fosfor, acid limoni, dhe magnez, të gjitha mineralet vitale që trupi  juaj nuk mund të jetojë pa to.
Pastron organet tuaja. Limoni përmban acid limoni, i cili mund të shpërndajë depozitat e kalcium, gurët në veshka, dhe madje edhe gurat e tëmthit.
Detoksifikon mëlçinë tuaj
Mbroni zemrën tuaj. Limonët  janë të pasur me vitaminë C, një lëndë ushqyese që është e lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës. Vitamina C mund të ulë nivelet e kolesterolit në gjak, të zvogëlojë rrezikun e arteriosklerozës, presionin e ulët të gjakut, të rrisë prodhimin e HDL (të mirë)
Përmirësimi i shëndetit të trurit. Lëkurat e limonit përmbajnë një phytonutrient të veçantë të quajtur tangeretin i dobishëm  në trajtimin e kushteve të trurit si sëmundja e Parkinsonit, pasi  mbron qelizat e trurit nga kalbja
Ndikon pozitivisht në sistemin tuaj imunitar. Limoni do të ndihmojë për të luftuar bakteret, parazitët, kërpudhave dhe viruset në trupin tuaj. Ai mund të shkatërrojë krimbat e zorrëve
Zbut buzët. Aplikoni  pak limon në buzët e tua dhe limoni do të ndihmojë për të parandaluar çarjen e buzëve dhe do të heqë shtresat e vdekura të lëkurës.
Forcimi i thonjve. Nëse thonjtë tuaj janë të verdhë dhe të brishtë, është koha për të aplikuar një përzierje  lëng limoni dhe vaj ulliri.
Përmirëson  tonin e lëkurës. Jeni të shqetësuar në lidhje me njollat e  errëta në lëkurën tuajLëngu i limonit mund të zbardhojë lëkurën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat