Si të trajtoni në shtëpi thembrat e thata dhe të çara

Mjekësi alternative

Si të trajtoni në shtëpi thembrat e thata dhe të çara

Më: 25 mars 2021 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Thembrat e thata dhe me çarje mund të jenë shqetësuese dhe ndonjëherë të rrjedhin gjak dhe herë pas herë mund të çojnë në probleme më serioze nëse nuk trajtohen.

Trajtimi në shtëpi duhet të fillojë me hidratimin të paktën dy herë në ditë. Kërkoni për një hidratues me teksturë të trashë. Disa kremra hidratues përmbajnë agjentë zbutës, si urea, salicylic acid ose alpha hydroxy acid, të cilët ndihmojnë në heqjen e lëkurës së vdekur.

Kushtojini rëndësi thembrave para se të shkoni në shtrat.

1. Zhytini këmbët për 10 minuta në ujë të thjeshtë ose ujë me sapun dhe thajini.
2. Pastaj fërkojini thembrat me një skrab për këmbët.
3. Në vijim vendosni një krem me bazë vaji (si vazelinë, pomadë shëruese).
4. Vishni një palë çorape të holla pambuku.

Mos i injoroni thembrat e thata dhe të çara, pasi me kalimin e kohës mund të krijoni çarje më të thella, gjë që rrit rrezikun e infektimit. Nëse masat e vetë-kujdesit nuk ndihmojnë, flisni me një specialist për mundësitë e tjera të trajtimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat