Vitaminat që duhet t’i merrni nëse po ndjeni lodhje

Mjekësi alternative

Vitaminat që duhet t’i merrni nëse po ndjeni lodhje

Më: 28 mars 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Shpesh lodhja lidhet vetëm me qëndrimet deri në orët e vona dhe me mungesë të gjumit.

Por, në shumë raste mund të jetë simptomë e anemisë, e cila ndodh kur njerëzit kanë mungesë të vitaminave dhe mineraleve të caktuara.

Anemia është mungesa e qelizave të kuqe të gjakut ose sasi shumë të ulët të hemoglobinës në çdo qelizë të kuqe të gjakut. Anemia mund të ndërlidhet me shumë shkaktarë, duke përfshirë edhe mungesën e vitaminës B12 dhe hekurit.

Vitamina B12 përfshihet në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe e mban sistemin nervor të shëndetshëm, si dhe liron energji nga ushqimi.

Mungesa e kësaj vitamine mund ta shkaktojë trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut me madhësi anormale të cilat nuk mund të funksionojnë siç duhet. Gjithashtu, mungesa e kësaj vitamine sjell me veti shumë simptoma, ku njëra prej kryesoreve është lodhja e tepërt dhe mungesa e energjisë.

Shikimi i turbullt, depresioni dhe dobësimi i aftësive mendore janë gjithashtu simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Këtë vitaminë mund ta merrni përmes mishit, salmonit, qumështit, djathit, vezëve, por edhe në formët ë suplementit. Sipas ekspertëve shëndetësorë, të rriturve u nevojiten rreth 1.5 mikrogramë vitaminë B12 në ditë.

Në anën tjetër, hekuri gjithashtu luan rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.

Përveç që shkakton lodhje dhe mungesë të energjisë, mungesa e hekurit shkakton edhe probleme me frymëmarrje, rrahje të çrregullta të zemrës dhe lëkurë të zverdhur.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që meshkujt mbi moshën 18 vjet dhe femrat mbi moshën 50 vjet të marrin 8.7 miligramë hekur në ditë.

Ndërkaq femrave të moshës 19 deri 50 vjet u nevojiten 14.8 miligramë hekur në ditë sepse humbja e gjakut nga menstruacionet mund të shpijë në mungesë të hekurit në trup.

Hekuri mund të gjendet në mish, produkte arrore, fruta të tharë, por edhe në formë suplementi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat