Dhimbje dhe mpirje koke? Mjekët japin alarmin: Ja sëmundja që po ju mbyt

Mjekësi alternative

Dhimbje dhe mpirje koke? Mjekët japin alarmin: Ja sëmundja që po ju mbyt

Më: 29 mars 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Ndonëse numri i pacientëve me ishemi, apo hemorragji cerebrale po bie për shkak se në organizëm ndodh zgjerimi i enëve të gjakut, në shërbimin neurovaskular shifrat e të prekurve mbeten të larta.“Ne kemi pasur mesatarisht 100 deri në 120 raste në muaj me aksidente vaskulare, cerebrale..Ku 70 % janë ishemi dhe 30% e tyre janë hemorragji”, shprehet mjekja Entela Binjaku.

Simptomat e para të këtyre dy sëmundjeve neurologjike me pasoja të rënda janë mpirje e gjymtyrëve apo dhimbjet e kokës, si dhe tensioni i lartë që shpesh qytetarët i neglizhojnë duke u mos u paraqitur në kohë tek mjeku

“Ende nuk -kemi numrin e mjaftueshëm të pacientëve që mbërrijnë në shërbimin e urgjencës brenda 3 orëve. Shenjat janë të dukshme, qoftë nga familjarët, qoftë edhe nga pacienti. Duke filluar që nga problemet e shikimit, dhimbjet e kokës, mpirjet. I neglizhojnë duke pritur që të kalojnë. Ndërkohë që ajo është një shenjë e parë e rëndësishme e një paralize, ose e një dëmtimi të trurit”, sqaron Entela Binjaku.

Aksidentet neurovaskulare, renditen në vend të dytë për sa i përket shkakut të invaliditetit të popullatës dhe në vendin e tretë për sa i përket vdekshmërisë.

“Në shërbimin neurovaskular, ne kryejmë procedurën e trombolizës. Me anë të një medikamenti që e fusim nëpërmjet rrugëve venoze, arrijmë që të parandalojmë evolucionin e këtyre shenjave, ose regresin e këtyre shenjave. Duke çuar më pas në zvogëlimin e ishemisë që mund t’i ndodhte të sëmurit, apo qoftë edhe kjo zonë ishemie të mos figurojë më, pas një skaneri të zhvilluar pas 24 orësh”, shprehet Binjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat