Cila është temperatura ideale e ujit për dush? Përgjigjen ua japin dermatologët

Mjekësi alternative

Cila është temperatura ideale e ujit për dush? Përgjigjen ua japin dermatologët

Më: 31 mars 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius – një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve.

Ndërsa të gjithë e dinë sa i dobishëm është dushi i ftohtë për trupin, në këtë periudhë të vitit, kur e kujton ujin e ftohtë të bëhet mishi me mornica.

Një dermatologe e klinikës “Cleveland”, Dr. Melissa Piliang, tregon cila është temperatura ideale e ujit që duhet të përdorësh në dush.

Sipas saj, temperatura ideale është 44-45 (44.4) gradë celsius. Ajo thotë se kjo temperaturë është e mjaftueshme për të larguar papastërtitë e mjedisit dhe bakteret e trupit.

Uji i ngrohtë që del nga dushi mund të shkojë deri në 60 gradë celsius – një temperaturë që mund ta durojë trupi, por kjo është temperaturë shumë e nxehtë, sipas mjekëve.

Sigurisht, për të parë temperaturën e ujit, të duhet një termometër nën dush për të pasur një lexim të saktë. Por për këtë, Dr. Piliang thotë se uji duhet të jetë mjaftueshëm i ngrohtë, por jo i nxehtë aq sa ta durosh me vështirësi.

Është e rëndësishme të mos përdorësh ujë të nxehtë aq sa të të skuqet lëkura, sepse në këtë mënyrë dëmton edhe shtresën mbrojtëse të saj:

“Shtresa mbrojtëse është ajo që i mban mikrobet jashtë dhe nuk i lejon ato të depërtojnë nën lëkurë, por po ashtu e mban edhe lëkurën të hidratuar”, – shpjegon Dr. Piliang për Wall Street Journal.

Ajo shpjegon se shtresa mbrojtëse e lëkurës shkrihet nëse uji është në një temperaturë më të lartë se 44-45 gradë celsius.

Po ashtu, ajo shton se mosha është një tjetër faktor që ndikon në temperaturën e ujit në dush. Shtresa mbrojtëse e njerëzve të rinj zëvendësohet më shpejt se ajo e njerëzve më të moshuar.

Duke u larë me ujë shumë të nxehtë, lëkura mund të thahet më shpejt, mund të irritohet, por edhe mund të dehidratohet.

Herën tjetër që do të bësh dush, mbaje në mendje temperaturën 44-45 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat