Mjaltë, hudhër dhe piper kundër dhimbjeve të kokës

Mjekësi alternative

Mjaltë, hudhër dhe piper kundër dhimbjeve të kokës

Më: 12 prill 2021 Në ora: 00:48
Foto ilustrim

Trajtimet me hudhër datojnë që nga Egjipti dhe Greqia e lashtë, ndërsa mjalti njihet për vetitë e tij antiseptike.

Duke kombinuar këto dy ushqime, me shtimin e kokrrave të piperit, ju do të merrni një ilaç të fuqishëm shtëpiak që nuk do të lërë efekte të dëmshme në trupin tuaj si ilaçet kundër dhimbjes së kokës.

Përbërësit:

10 thelpinj hudhër
500 gram mjaltë
disa kokrra piper

Përgatitja:

Qëroni thelpinjtë e hudhrës, pritni në gjysmë dhe vendosni ato në një kavanoz, duke i shtuar piper dhe mjaltë. Mbylleni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë për pesë ditë. Merrni një lugë çaji sa herë që ndieni se keni kokë dhimbje.

Ju gjithashtu mund ta merrni këtë ilaç pavarësisht nga dhimbja – p.sh. për të rritur imunitetin. Në atë rast, merrni një lugë çaji në mëngjes dhe një në mbrëmje me stomak bosh. Gjithashtu, kjo përgatitje neutralizon bakteret në trup, stimulon dhe lehtëson tretjen, rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe presionin e gjakut

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat