Lajm i mirë! Zbulohet një tjetër mënyrë që ndihmon në shërimin e personave me Covid-19

Mjekësi alternative

Lajm i mirë! Zbulohet një tjetër mënyrë që ndihmon në shërimin e personave me Covid-19

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Kohët e fundit disa shkencëtarë nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit kanë zbuluar disa ilaçe që mund të ndihmojnë në trajtimin ose dhe shërimin e personave të infektuar me COVID-19.

Shy Arkin, një biokimist në Institutin e Shkencës Alexander Silberman,  tha për The Jerusalem Post që sipas testeve laboratorike ilaçet rezultuan 100% efektive. Shkencëtarët përdorën 18 ilaçe që mund të ishin efektive.

Studiuesit thanë se disa prej këtyre ilaçeve”kishin një potencial të jashtëzakonshëm kundër virusit në eksperimentet in-vitro”. Dy prej tyre janë Darapladib, të përdorura për trajtimin e aterosklerozës dhe Flumatinib, të përdorura për trajtimin e kancerit të gjakut.

Arkin tha se ai hezitonte të tregonte emrat e ndonjë prej ilaçeve, duke shtuar se ai nuk mund t’i rekomandonte  derisa t’i nënshtroheshin provave të duhura klinike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat