Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin

Mjekësi alternative

Cilat janë vitaminat dhe mineralet më të mira për gjumin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Problemet me gjumin, mund të shkaktojnë pasoja të rrezikshme në shëndet.

Sipas të dhënave nga AgroWeb.org, nëse njeriu fle më pak se 7 orë çdo natë, rreziku i vdekjes së parakohshme dyfishohet.

Nëse flini më pak se gjashtë orë në natë, rreziku katërfishohet.

Në shumë raste, mungesa e vitaminave mund të ndikojë tek  cilësia dhe kohëzgjatja e gjumit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vitaminat dhe mineralet që përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Vitamina C

Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.

Megjithatë, studimet tregojnë se njerëzit që kanë më pak vitaminë C në organizëm përballen më shumë me pagjumësinë dhe kanë tendencën të çohen shpesh natën.

Hekuri

Ky mineral ndihmon në transportimin e oksigjenit në trup. Kjo është arsyeja përse mungesa e tij shkakton plogështi.

Mungesa e hekurit nxit bllokim të muskujve dhe lëvizje të pavullnetshme të gjymtyrëve gjatë natës.

Magnezi

Ky mineral e ndihmon organizmin të prodhojë melatoninën që njihet ndryshe si hormoni i gjumit.

Ekspertët rekomandojnë një dozë ditore prej 600 gramë magnez përveç se në rastet kur njeriu rrezikohet nga sëmundjet e veshkave apo rrahjet e ulëta të zemrës.

Magnezin e gjeni tek barishtet, farat e kungullit dhe disa arrorë.

Vitamina B12

Kjo vitaminë ruan shëndetin e nervave dhe qelizave të gjakut.

Ajo e ndihmon trupin të krijojë energji.

Mungesa e kësaj vitamin shkakton lodhje, problem me gjumin dhe mpirje të gjymtyrëve.

Vitamina D

Studimet thonë se nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura fort me cilësinë e gjumit.

Sasia e rekomanduar ditore e kësaj vitamine është 600 njësi në ditë dhe ushqimet ku ajo gjendet nuk mjaftojnë për të përfituar këtë sasi.

Kalçiumi

Mungesa e kalçiumit pengon aktivizimin e fazës REM të gjumit, ose siç njihet gjumi i rëndë dhe i ëndrrave.

Sasia e rekomanduar e suplementëve është 1,000 mg për të rriturit deri në 50 vjeç dhe 1,200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.

Kalçiumin e gjeni tek barishtet, sardelet dhe farat e susamit.

Acidet Yndyore Omega-3

Këto acide janë mirëbërëse për shëndetin e zemrës dhe të trurit.

Disa studime tonë se suplementët e këtyre acideve përmirësojnë cilësinë e gjumit.

Ato i gjeni edhe tek salmoni e disa peshq të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat