Ja si mund të rrisni imunitetin e qenit tuaj

Mjekësi alternative

Ja si mund të rrisni imunitetin e qenit tuaj

Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Ashtu si juaji, shëndeti i qenit tuaj është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Qentë mund të përballen me probleme të ndryshme shëndetësore, prandaj është detyra juaj të kujdeseni edhe për imunitetin e tyre.

Themeluesja dhe CEO në Wiggles, Anushka Iyer ka treguar se si mund të rritet imuniteti i një qeni.

“Bakteret jo të dëmshme në zorrën e qenit e mbajnë imunitetin e tyre së forte, por nëse ai ka shumë baktere të dëmshme në organizëm, atëherë imuniteti i qenit do të dobësohet dhe rrjedhimisht do të ketë edhe probleme të tjera shëndetësore”, tha ajo.

E që qeni juaj të ketë imunitet sa më stabil, ju duhet të kujdeseni që t’i shërbeni ushqime probiotike dhe të fermentuara, shkruan Indianexpress.

Probiotikët janë të pranishëm në banane, mollë, dhallë, kungull dhe perime të fermentuara si karrota, fasule jeshile, panxhari, kungulli, etj.

Edhe supa e pulës dhe kocka janë një përzierje ushqyese shëndetësore për qentë që kanë nevojë për rritje të imunitetit.

Për shkak të njohurive gjithnjë në rritje mbi shtojcat probiotike, njerëzit që kujdeset për qentë tani kanë një shumëllojshmëri për të zgjedhur, duke filluar nga pilulat, pluhurat e deri tek shiritat probiotikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat