Studimi zbulon mrekullinë që bëjnë arrat në shëndetin e zemrës

Mjekësi alternative

Studimi zbulon mrekullinë që bëjnë arrat në shëndetin e zemrës

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Nëse në dietën tuaj konsumoni vetëm një gjysëm filxhani arra në ditë, atëherë duhet të dini se jeni duke i bërë një nder vetes dhe shëndetit tuaj.

Një studim i fundit, i kryer nga Spitali Clínic de Barcelona ka kryer një eksperiment me 628 të rritur, duke u dhënë atyre si detyrë që të konsumojnë arra në dietën ditore.

Studimi ka gjetur se arrat ulin nivelin e kolesterolit me rreth 8,5 përqind dhe zvogëlojnë rreëzikun e zemrës.

Pas dy vitesh, ekipi zbuloi se ata që hanin arra kishin gjithashtu ulje modeste në të ashtuquajturën nivele të kolesterolit të lipoproteinës me densitet të ulët (LDL).

Nivelet e larta të LDL – nganjëherë të quajtur “kolesteroli i keq” – lidhet me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Pjesëmarrësit e studimit që hëngrën arra çdo ditë panë një reduktim si në numrin e përgjithshëm të grimcave LDL në gjakun e tyre, ashtu edhe në numrin e grimcave të vogla LDL.

Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, arrat janë të pasura me acide yndyrore omega 3-yndyra e shëndetshme për zemrën e gjetur në peshqit me vaj.

Studiuesit gjetën se, për arsye ende të paqarta, ndryshimet e kolesterolit ndryshonin sipas gjinisë.

Tek meshkujt, reduktimi mesatar ishte 7.9 përqind, ndërsa ishte 2.6 përqind tek gratë.

Për individët me nivele të larta të kolesterolit në gjak, ulja e kolesterolit LDL pas një diete të pasuruar me arra mund të jetë shumë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat