Kjo moshë e meshkujve është më e rrezikuar nga efektet anësore të vaksinave të Covid-19

Mjekësi alternative

Kjo moshë e meshkujve është më e rrezikuar nga efektet anësore të vaksinave të Covid-19

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

JCVI nuk rekomandoi vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 17 vjeç, por ia kaloi çështjen zyrtarëve kryesorë mjekësorë të cilët pritet të marrin një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Djemtë e shëndetshëm mund të kenë më shumë gjasa të shtrohen në spital me një efekt anësor të rrallë të vaksinës Pfizer/BioNTech Covid, që shkakton inflamacion të zemrës sesa nga vetë Covid, sipas studiusve amerikanë, shkruan The Guardian.

Analiza e të dhënave mjekësore sugjeron që djemtë e moshës 12 deri në 15 vjeç, pa sëmundje kronike, kanë katër deri në gjashtë herë më shumë gjasa të diagnostikohen me miokardit të lidhur me vaksinën sesa të përfundojnë në spital me Covid.

Shumica e fëmijëve që përjetuan efektin e rrallë anësor, kishin simptoma brenda ditëve nga doza e dytë e vaksinës Pfizer/BioNTech, megjithëse një efekt anësor i ngjashëm shihet edhe me vaksinën Moderna.

Saul Faust, profesor i imunologjisë pediatrike dhe sëmundjeve infektive në Universitetin e Southampton, ka deklaruar se gjetjet justifikojnë qasjen e kujdesshme ndaj vaksinave për adoleshentët.

JCVI nuk rekomandoi vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 17 vjeç, por ia kaloi çështjen zyrtarëve kryesorë mjekësorë të cilët pritet të marrin një vendim përfundimtar javën e ardhshme.

Edhe në studimin e fundit nga Tracy Hoeg dhe kolegë të tjerë në Universitetin e Kalifornisë rezultoi se shkalla e miokardit pas dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech, të jetë 162.2 raste për 1 milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 12 deri në 15 vjeç dhe 94 raste për 1 milion për djemtë e shëndetshëm të moshës 16 deri në 17.

Pjesa dërrmuese e miokardit shfaqet pas dozës së dytë të vaksinës, kështu që ofrimi i vetëm një doze mund të mbrojë fëmijët duke ulur rrezikun e efekteve anësore.

Ndërsa miokardi pas vaksinimit është jashtëzakonisht i rrallë, ne mund të jemi në gjendje të ndryshojmë dozat e para ose të dyta ose të kombinojmë vaksinat në mënyrë të ndryshme për të shmangur rrezikun, por pasi ta kuptojmë më mirë fiziologjinë,” thotë për The Guardian doktor Faust.

Edhe doktor Adam Finn, anëtar i JCVI në Universitetin e Bristol thotë: “Unë i qëndroj këshillës së JCVI, e cila nuk do vazhdojë në këtë periudhë me vaksinimin e fëmijëve të shëndetshëm 12 deri në 15 vjeç në bazë të rrezikut dhe përfitimit të rezultateve shëndetësore. Dhe kjo duke pasur parasysh pasigurinë aktuale – pasi ekziston një rrezik i vogël por i besueshëm që dëmet mund të rezultojnë më të mëdha se përfitimet modeste”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat