Shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike, kurat natyrale

Mjekësi alternative

Shenjat dhe shkaqet e lodhjes kronike, kurat natyrale

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Sindroma e lodhjes kronike është një çrregullim që e plogështon njeriun në mënyrë të vazhdueshme. Ndonjëherë, njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë e kanë të pamundur të shpjegojnë se çfarë po ndodh me organizmin e tyre. Deri më tani, nuk ka një kurë të mirëfilltë për sindromën e lodhjes kronike dhe diagnostifikimi i saj është i vështirë.

Ajo që dihet është se sindroma ka të bëjë me një kombinim faktorësh, ndonëse mjekët dyshojnë se ajo nis pas një viroze ose trauma fizike apo emocionale. Sipas të dhënave sindroma e lodhjes kronike mund të nxitet edhe nga prishja e ekuilibrave të disa gjendrave në organizëm, problemeve të imunitetit e të tjerë.

Simptomat E Sindromës Së Lodhjes Kronike
• Rëndesë
• Ngadalësi në të menduar dhe vepruar
• Rraskapitje fizike dhe mendore që nuk përmirësohet
• Vështirësi në përqendrim apo në qasjen e kujtimeve afat shkurtra
• Dhimbje sporadike të kyçeve
• Dhimbje të fytit
• Dhimbje koke

Trajtimet E Sindromës Së Lodhjes Kronike
Duke qenë se shkaqet e kësaj sindrome nuk janë të njohura, mjekët e kanë shpesh të vështirë ta kurojnë atë. Megjithatë ka disa trajtime specifike të kësaj sindrome.

Kurat kundër depresionit
Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë trajtohen me ilaçe kundër depresionit, sepse shpesh disa simptoma janë të ngjashme.

Kurat Kundër Pagjumësisë
Mungesa e gjumit shfaqet me sindromën e lodhjes kronike, ndaj mjekimet e rekomanduara nga mjeku ose kurat natyrale, ndihmojnë për një pushim të trupit dhe mendjes.

Vitaminat dhe mineralet
Përpiquni të konsumoni ushqime me kalium, magnez, vitaminë B12 dhe B6. Mund edhe t’i merrni si suplemente në farmaci. Konsumoni spinaq, avokado, fara kungulli dhe luledielli, fasule, bizele, fruta të thata, banane, drithëra, vezë.

Terapitë
Nga të dhënat disa nga trajtimet më të mira të Sindromës së Lodhjes Kronike janë një kombinim i aktivitetit fizik dhe terapisë psikologjike. Aktiviteti fizik duhet të jetë i lehtë dhe i personalizuar me ndihmën e një profesionisti. Mjekët munden të rekomandojnë edhe këshillim të personalizuar tek psikologu që pacienti të rimarrë kontrollin e jetës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat