Lulja e basanit/ Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Mjekësi alternative

Lulja e basanit/ Balsami i mrekullueshëm për shëndetin dhe gjithë organizmin

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 07:11
Lulja e basanit

Vetitë kuruese të lules së basanit, një bimë barishtore që në gjendje natyrale rritet kudo, janë të njohura në mbarë botën. Përdorimi i gjerë i kësaj bime në mjekësinë popullore apo në produkte të ndryshme medicinale, i jep një rëndësi të veçantë kultivimit saj. Kjo si për përdoruesin ashtu edhe për prodhuesin, lidhur me aspektin ekonomik. Është përdorur prej vitesh, veçanërisht e përzier me vajin e ullirit, si një balsam kurativ dhe rigjenerues. Përdoret në rastet e prerjeve, djegieve dhe plagëve të ndryshme por edhe si një çaj qetësues.

Përdorimi i lule basanit ende lidhet me mjekësinë popullore dhe kurat e kaluara brez pas brezi në mbarë botën. Kërkimet e zhvilluara vitet e fundit tregojnë se lulja e basanit mund të ndihmojë në kurimin e formave të lehta dhe të mesme të depresionit. Për më tepër këto kërkime shtojnë së kjo bimë ka efekte anësore më të pakta dhe më të lehta, në krahasim me mjekimet antidepresive. Por lulja e basanit mund të bashkëveprojë me mjekime të caktuara që merren për të kuruar depresionin. Prandaj duhet që gjithmonë të merret nën mbikqyrjen e mjekut. Kjo lule, e zier në formën e një çaji, mund të përdoret për probleme të lidhura me pagjumësinë, luhatjet e humorit, ankthin dhe depresionin.

Vlerat Mjekësore
Në shumë studime rezultatet e përdorimit të lules së basanit në trajtimin e depresionit tregojnë se kjo bimë ndikon po aq mirë sa antidepresivët për trajtimin e depresionit, por ka efekte anësore më të lehta. Ekspertët shpjegojnë se kjo bimë ka aftësi në rritjen e prodhimtarisë së lëndëve kimike që prodhon truri si serotonin, dopamine dhe norepinephrine. Këto lëndë janë përgjegjëse në përmirësimin e humorit.

Përzierja e vajit të ullirit me lulen e basanit – Balsam që vjen ndër vite
Përzierja e vajit të ullirit me lulet e basanit, krijon një masë që në shumë kultura, në mbarë botën konsiderohet si një balsam magjik. Në vendin tonë ky preparat përgatitet duke ndjekur këtë mënyrë. Lulet e basanit hidhen në një shishe me vaj ulliri dhe kjo masë lihet në një ambient të errët për dyzetë ditë.

Pas kësaj kohe, kur farat e zeza të lules te kenë lëshuar pigmentin e tyre dhe vaji të ketë marrë ngjyrën e kuqe karakteristike, atëherë kjo përzierje mund të përdoret për të kuruar plagët e diegiet e jashtme. Mund të konsumohet edhe duke pirë një lugë në ditë për të kuruar sëmundje të ndryshme të stomakut, mëlçisë, e më shumë. Vaji përdoret edhe për kurimin e formave të ndryshme të gastritit. Kultivimi i kësaj bime dhe përdorimi i saj në preparate të ndryshme të mjekësisë popullore përbën një fushë me interes për kërkimin shkencor dhe biznesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat