Bajamet, mënyra më e mirë për të shmangur mëngjesin

Mjekësi alternative

Bajamet, mënyra më e mirë për të shmangur mëngjesin

Më: 24 gusht 2018 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Studimet e reja tregojnë se nëse konsumoni bajame mund të anashkaloni mëngjesin.

Studentët që humbin shujtën më të rëndësishme të ditës kanë nivele më të mira të sheqerit në gjak, nëse zgjedhin të ushqehen me arra në mëngjes, zbuloi ky studim.

“Ky studim, i pari në mesin e një grumbulli të studentëve universitar, tregon se për ata që kalojnë mëngjesin me bajame bëjnë një zgjedhje të mirë për meze”, tregon Rudy Ortiz nga Universiteti i Kalifornisë.

Hulumtimet sugjerojnë se bajamet përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina, vitaminë E dhe magnez.

Ndërkaq, arra ka qenë e lidhur me presionin e ulët të gjakut dhe nivelet e kolesterolit, si dhe reduktimin e urinës dhe shtimin e peshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat