Pija natyrale që ndihmon të luftoni sëmundjet e zemrës

Mjekësi alternative

Pija natyrale që ndihmon të luftoni sëmundjet e zemrës

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Shumë njerëz po luftojnë sëmundjet kronike këto ditë. Megjithatë, duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës tuaj dhe dietën mund t'i ndihmoni organizmit në dyluftimin e këtyre sëmundjeve.

Ju mund të ndaloni përdorimin e duhanit, alkoolit, si dhe të përpiqeni të hani ushqim të shëndetshëm.

Disa sëmundje kronike që janë shumë të zakonshme janë: problemet e zemrës, ataku kardiak, diabeti, kanceri etj.

Shumë prej tyre mund të parandalohen ngase ato janë shkaktuar kryesisht nga alkooli, dieta e varfër, mënyra e dobët e jetesës dhe mungesa e aktivitetit fizik.

Më poshtë do të gjeni një përzierje që do t’ju ndihmojë të keni një shëndet të mirë të përgjithshëm.

Përbërësit:

2 karota organike

4 portokaj organike

1 panxhar organik

Instruksionet:

Vendos të gjitha përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh.

Pijeni atë menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat