Ushtrimet për dhjetë minuta në ditë përmisësojnë memorien

Mjekësi alternative

Ushtrimet për dhjetë minuta në ditë përmisësojnë memorien

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Mjaftojnë vetëm dhjetë minuta aktivitet fizik në ditë për të përmirësuar kujtesën dhe për të stimuluar trurin, pavarësisht nga aktiviteti që zgjidhni të kryeni, ka treguar një studim i realizuar nga Universiteti i Kalifornisë në Irvine dhe Universitetin japonez të Tsukuba.

Studiuesit analizuan 20 të rinj, të cilëve iu kërkua të praktikojnë dhjetë minuta stërvitje të moderuar. Pas kryerjes së sportit, vullnetarët iu nënshtruan një prove për të matur kapacitetin e tyre të kujtesës, që tregoi një përmirësim të dukshëm.

Më pas, studiuesit i kërkuan një grupi tjetër prej 16 personash për të praktikuar dhjetë minutat e aktivitetit fizik të kryer nga grupi i parë. Me anë të një pajisjeje ata vëzhguan trurin para dhe pas ushtrimit dhe gjetën përmirësim të “cortecia”, e cila është përgjegjëse për rikthimin dhe dallimin e kujtimet, të rëndësishme për formimin e kujtesës.

Ushtrimi i aktivitetit fizik çdo ditë ul stresin, zvogëlon ankthin, lufton humorin e keq dhe depresionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat