Seria Samsung Galaxy S10 do të mbushet më shpejt

Mobile

Seria Samsung Galaxy S10 do të mbushet më shpejt

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:12
Samsung

Teknologjia e shpejtë e ngarkimit 15W e Samsung ishte mjaft mbresëlënëse kur u shfaq disa vjet më parë. Edhe pse zgjidhjet pasuese të konkurrencës tejkaluan kompaninë koreano-jugore, kjo mund të ndryshohet me lëshimin e linjës Galaxy S10.

Sipas pohimeve të furnizuesit Ice Universe (@UniversIce), Samsung aktualisht është duke punuar në një teknologji me mbushje të shpejtë.

Burimi nuk ka dhënë shifra të veçanta, kështu që nuk dihet se sa do të jetë shpejtësia e mbushjes, por ai vuri në dukje se zgjidhja aktuale 15W e Samsung shumë shpejt do të shkojë në histori.  

Kjo sugjeron se teknologjia e gjeneratës së ardhshme do të jetë dukshëm më e fuqishme. Pa marrë parasysh se çfarë vendos Samsung, do të përballet me një konkurrencë të ashpër nga Huawei dhe OnePlus. Huawei tani me Mate Pro 20 ofron 40W supermbushës, i cili ngarkon baterinë 4200mAh të telefonit deri në 70% për 30 minuta. 

OnePlus, në anën tjetër, ka Warp Charge 30, i cili për 20 minuta mbushje siguron përdorimin gjithë-ditor të telefonit. Pritet që Samsung të ofrojë ngarkues të ri në paketën me telefonat Galaxy S10, ndryshe nga Apple, e cila ka shitur veçmas ngarkues për modelet  iPhone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat