Apple do të prodhojë iPhone në Indi më 2019

Mobile

Apple do të prodhojë iPhone në Indi më 2019

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Gjiganti teknologjik amerikan Apple do të fillojë të ndërtojë modelin e tij të iPhone në Indi, në degën lokale të kompanisë tajvaneze Foxconn në fillim të vitit 2019, raporton Reuters, duke iu referuar një burimi të njohur me situatën.

Më e rëndësishmja, Foxconn do të ndërtojë modelet më të shtrenjta, të tilla si pajisjet premium nga familja e iPhone X, e cila potencialisht mund të rrisë biznesin e Apple në Indi në një nivel të ri, shtoi burimi.

Sipas tij, puna do të bëhet në fabrikën Foxconn në Sriperumbudur, në shtetin jugor indian të Tamil Nadu.

Foxconn, i cili tashmë prodhon telefona për Sjaomin e Kinës, do të investojë 25 miliardë rupi indian (356 milionë dollarë) në zgjerimin e fabrikës dhe prodhimin e iPhone.

Ky investim mund të sigurojë deri në 25,000 vende pune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat