“Apple” i jep fund programit për ndërrim të lirë të baterisë së telefonave

Mobile

“Apple” i jep fund programit për ndërrim të lirë të baterisë së telefonave

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 00:02
Apple

Pronarëve të “iPhone-“ve iu kanë mbetur edhe pak ditë për ta ndërruar baterinë e telefonit me një çmim të ulët, që është pjesë e një programi të lansuar nga gjganti teknologjik “Apple”. Ky program do të jetë në dispozicion të përdoruesve deri në fund të këtij viti.

Përderisa kjo fushatë është ende në fuqi, ndërrimi i baterisë kushton vetëm 25 dollarë, por nga viti i ardhshëm shërbimi i njëjtë do të kushtojë 65 dollarë. Besohet se bateritë e vjetra mund të shkaktojnë probleme serioze për pronarët e telefonave. Me kalimin e kohës, fuqia e baterisë bie dhe kompania detyrohet t’i bëjë telefonët më të ngadalshëm që të mos prishen për shkak të mungesës së baterisë.

Pjesë e programit për ulje çmimesh për bateri është edhe modeli “iPhone X”, për të cilin kompania ofron bateri më të forta në mënyrë që telefonat të funksionojnë pa probleme. Ndërkaq, për telefonat që kanë garancion, ndërrimi i baterisë që shfaq probleme bëhet falas, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat