Samsung Galaxy A50 me bateri 4000mAh dhe kamerë 24MP

Mobile

Samsung Galaxy A50 me bateri 4000mAh dhe kamerë 24MP

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 21:42
Samsung

Modeli më i ri i prodhuesit koreano-jugor Samsung Galaxy A50 do të ketë bateri 4000mAh dhe një kamerë kryesore 24MP në anën e pasme.

Kapaciteti i baterisë padyshim do të jetë adekuat, por ende nën atë që parashikohet për Galaxy M20, i cili pritet të jetë 5000mAh.

Galaxy A50 do të ketë procesor Samsung Exynos 7 9610, i cili ka një CPU me katër bërthama Cortex-A73 dhe katër bërthama A53. Telefoni ka 4GB RAM, 64 ose 128GB hapësirë për ruajtje dhe përdorë softuerin Android 9 Pie.

Kjo sugjeron që telefoni nuk do të lansohet përpara familjes Galaxy S10, pasi Samsung tradicionalisht shpall telefonat e tij të parë me një version të ri të Android që nga fillimi.

Galaxy A50 mund të marrë një opsion wireless ngarkimi, si dhe një sensor për gjurmë të gishtave në ekran që do të jetë një variant optik dhe jo ultrasonik sikurse te linja Galaxy S10.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat