Një vit me një telefon me kapak

Mobile

Një vit me një telefon me kapak

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:19
Ilustrim

 

Twitter-i im është një marrëzi. “Por ti punon në një media teknologjike,” thonë njerëzit. Mua më pëlqen të bie në kontradiktë me vetveten.

Për tetë muaj me radhë vitin e kaluar përdora një telefon me kapak. Përgjatë këtyre muajve urreja vetveten dhe të gjithë që më rrethonin.

Sinqerisht jam i irrituar që më duhet të shkruaj për këtë eksperiment gjysmë të dështuar.

Shkëputja nga bota e internetit sot është narrativa më pak bindëse dhe njëherazi një hipokrizi jo e pafalshme.

Një i famshëm lë Instagramin për tu rikthyer një muaj më pas. Një kolumnist teknologjie thotë se lexon ekskluzivisht gazetat e printuara por ende i del kohë të publikojë cicërima.

Nga ana tjetër shumica e teknofobikëve mediatikë në gjuhët e të cilëve deri dje artikulohej një përplasje e teknologjisë, sot kërkojnë të promovojnë fantazitë e tyre analoge në publikimet kombëtare, a thua se super të varurit nga teknologjia jemi gati të derdhim lumenj lotësh nëse një epokë e errët teknologjie do të na kaplojë.

Përtej deluzioneve faktet janë fakte: Ne jemi cyborgët e parët trupat e të cilëve refuzojnë teknologjinë e huaj.

Pushtimin nga teknologjia mund ta ndjesh ngado dhe jo më larg sesa në xhepin tuaj ku qëndron një pajisje me përbërje prej silikoni, një forcë e vërtetë jetësore mijëra dollarëshe.

Çdo gjë tjetër, edhe interneti, i nënshtrohet: smartfoni është realiteti, transformimi. Në këtë pikë, është integruar kaq shumë në ndërgjegjën tonë saqë shtrohet pyetja a do të mund ta heqim ndonjëherë?

Ne mund të gënjejmë veten çdo ditë apo të meditojmë kur jemi offline por jemi aventurierë të ngecur në kurthin e aventurës sonë.

Mëngjesin e një të Shtuneje Janarit u ngrita dhe mendova: Epo mbase nuk do të lëndohem aq shumë nëse e provoj.

Ai tipi në dyqanin e Verizon më shihte plotë habi. Mbase u shokua. “Një telefon me kapak? Mbase na ka ngelur ndonjë nëpër magazina. Solli dy copë më vete. Unë zgjodha atë më të shëmtuarin, një model Kyocera me butonë super të mëdhenj. Qëllimi im ishte që ta urreja përtej funksionalitetit.

“Mos harro të më tregosh për të,” tha ai. Një mik që po më shoqëronte na bleu dy pije të cilat më detyruan të kërkoja një banjo sa më shpejt. Në banjo, futa dorën në xhep për të marrë iPhone tim dhe duart e mija kapën Kyocerën. Gëzimi më pushtoi ndërsa neuronet e mia po rimodeloheshin. Nuk mund të përdorja Twitter.

Ç’helmimi kishte nisur. Për dy javë kisha një dhimbje koke. Prindërit e mi u treguan më të ashpër. Në të vërtetë kisha harruar ti tregoja mamasë se kam ndërruar telefonin. Ajo është mjeshtrja e planeve celulare në shtëpinë tonë dhe një ditë e mësoi se nga recepsionist i Verizon se “Kushdo në planet ka një telefon me mollë.”

Kështu më tha kur më në fund pati mundësi të komunikonte me mua. “Quhen iPhone Mama!” i thashë.

Në fund mamaja e pranoi: zëri ishte më i pastër me telefonin Kyocera sesa me iPhone për një arsye të thjeshtë: komunikimi celular ishte qëllimi parësor ei një telefoni vite më parë.

Por për të, telefoni im me kapakë nuk ishte vetëm provë e një çmendurie por edhe një produkt i rrezikshëm. Por nëse makina ime më lë në rrugë? Si do të thirrja një taksi Uber? Asgjë nuk i mbushte dot mendjen se një pajisje antike do të funksiononte në 2018-ën.

Në ditët e para me këtë telefon motivohesha kur mendoja për shembull që “Dalai Lama të kishte një smartfon. Me të ai i dërgon një mesazh një miku dhe e pyet, “Nga bëhesh këtë fundjavë?” Fundjava kalon dhe ai nuk merr përgjigje. Tani, a do të nervozohej Dalai Lama? A do të bëhet paranojak se diçka ka ndodhur? Ose a do të mendonte se ka një mik egoist dhe do të ishte më mirë sikur të jetonte pa të? Sigurisht që jo. Ai është Dalai Lama. Kur njerëzit nuk i kthejnë përgjigje, sytë e tij shkëlqejnë me urtësi.

Unë e dëshiroja këtë paqe. Dërgimi i mesazheve ka qenë sëmundje e imja. Nuk është se jam një dërgues i shpeshtë i mesazheve por shumë më keq, një dërgues në ankth të vazhdueshëm për përgjigje.

E dija që nuk kisha shans të bëhesha Dalai Lama i SMS-ve me një iPhone në duar i cili praktikisht ju detyron të ndiheni vazhdimisht i acaruar me miqtë dhe tju bëjë të mendojë se është e vetmja gjë të cilës mund ti besoni në jetën tuaj.

I kufizuar nga limiti i karaktereve të Kyocera dhe pa teknologjinë e parashikimit të tekstit, mbase mund të shkoja përtej vetvetes.

Dalai Lama ka thënë njëherë që nuk duhet të bëhemi skllevër të teknologjisë.

Në një farë mënyrë funksionoi. Kur ju silleni me një pajisje të vjetër e cila thjeshtë mund të marrë thirrje dhe mesazhe gjysmake, pritshmëritë për të tjerët bien. Nuk të intereson më nëse Rob shkruan pak, Lauren vonohet apo Peter nuk kthen përgjigje.

Komunikimi me mesazhe bëhet i vështirë dhe nuk është aspak natyral, më mirë ti telefonosh të tjerët dhe menjëherë të përgjigjen dhe të tjerët nuk mund të thoni “Kam vdekur!”

Por triumfe të tjera kam pasur gjithashtu. Mendoja se kam një plagë në tru atë ku gjenden ndërgjegjja ime. Nuk është thjeshtë mungesa por një sens negativ i drejtimit, sa më gjatë të gjendem diku, aq më i humbur bëhem.

Pa një GPS isha detyruar tu ngulisja sytë tabelave në të majtë dhe të djathtë dhe kur nuk kishte mjaftonte të pyesje një Googler të shekullit 21 në rrugë për tu orientuar.

Por me kalimin e kohës një hartë filloi të më krijohej në mendje. Fillova të shikoja nga lart rrugët të cilat rreshtoheshin ashtu siç mendja nuk ma merrte. Takimet shndërroheshin në momente festive dhe njerëzit të qëndronin pranë.

I dërrmuar në një karburant takova një motorçiklist në moshë i cili kishte një mjekër të bardhë të dendur i cili të kujtonte Santan.

I thash se po kërkoja për trupin e një balene të ngordhur në bregdet në një fshat këtu pranë. “Kanë hequr tabelat rrugore për të mbajtur turistët larg,” më shpjegoi Ai. “Mbase duhet të ktheheni në të majtën e lagunës. Eh Laguna. I kërkova që ta përsëriste fjalën të cilën nuk e kisha dëgjuar prej vitesh.

Ndihesha i plotësuar. Mendja ime po ri-absorbonte informacionin e humbur dhe po krijonte lidhje të reja. Po mendoja më shumë dhe më mirë. Përqendrimi im po përmirësohej dhe mendova se po dilja nga ajo zagushi mendore.

Në fund e kuptova që jo. Ditë pas dite parehatia sociale po shtohej. Një telefon i ri, nga kush? Oh nuk kam një Venmo. A mund të thërrasësh një taksi për mua? Më fal nuk mund të përdor Slack. A mund të na shkarkosh biletat? E gjitha kjo është një taksë miqësie.

Në një javë disa herë merrja pyetjen: “Kur do të marrësh një telefon të vërtetë?” ishte interesante sepse sa më shumë rezistoja unë aq më shumë të tjerët me këto pyetje.

Ato ishin cyborgë kurse unë shpresa e fundit e njerëzimit. Ndërhyrjen e tyre morën një karakter të lig me qëllimin e shkatërrimit të jokonformistëve.

Kisha dijeni për këto qasje konspirative. Por që nuk duhej të më ndodhte mua. Ideja pas një telefoni me kapak ishte të pastroja trurin nga ky bagazh teknologjik. Kudo që ndjeja efektet e skllavërimit teknologjik, presioni mental më shtohej.

Mësova më shumë rreth iPhone kur nuk e kisha sesa kur e kam përdorur. Dhe askush tjetër rreth meje nuk po rivlerësonte pavarësinë e tij nga eksperimenti im për të gjetur lirinë.

Ato shtrënguan edhe më tepër telefonët e tyre në kraharor a thua se isha gati tu vidhja atë pjesë artificiale të trupit të tyre që e kishin aq të shenjtë për tu rikthyer vetvetja.

Nuk e mbaj mend mirë ditën kur lashë një takim në një dyqan të Apple për të riaktivizuar iPhone. Më duket se në Gusht. “Kam përdorur një telefon me kapak për 8 muaj,” u rrëfeva tek një grua. Më pas telefonova mamanë dhe u u ndje e qetë më në fund. Në zyrë disa prej kolegëve të punës morën frymë sikur era e keqe të kishte ikur tani. “Shkëlqyeshëm” më tha njëri, “mbase mund të shkruash për këtë.”

Në vitet 90 Neil Postman na mësoi të pyesnim vetveten për teknologji të re: Çfarë problemi na zgjidh? Nëse problemi qëndron atëherë mund të ndiheni më të kënaqur me shpikjen. Teza qëndron edhe sot. Do të thoja se një makinë pa çelës që ndizet vetë nuk është inovacion.

Jo vetëm që nuk zgjidh problem por e krijon një të tillë sepse njerëzit nuk e dini që makina është e ndezur dhe po vrasin veten më shumë me karbonin që lëshon.

Përballë një smartfoni, pyetja dështon. Sigurisht që smartfoni zgjidh një problem, në fakt shumë prej tyre. Çdo ditë duket e zgjidhen më shumë probleme.

Me këtë logjikë smartfoni është një teknologji e vyer dhe e vlerfshme. Por përfundimi nuk të kënaq. Askush nuk ka besim të plotë tek ai. Në një nivel mund të dëshirojmë të kundërtën. Dikush mund të thotë që smartfoni nuk zgjidh probleme reale.

U mendova seriozisht deri në fund dhe bindja vetveten se nuk do të kthehesha kurrë tek një smartfon. E vetmja mënyrë për të ndërvepruar me teknologjinë është të jesh sa më skeptik lidhur me të.

Nuk kam një Facebook ose Instagram. Twitter-i im është një marrëzi. “Por ti punon në një media teknologjike,” thonë njerëzit. Mua më pëlqen të bie në kontradiktë me vetveten.

Ja kështu funksionojnë edhe marrëdhëniet tona kulturore me teknologjinë tek e cila besojmë se njëherazi po na vret por edhe po na mban bashkë.

Disa besojnë se problemi është i zgjidhshëm. U them që është një mit! Njerëzit frikësohen se do të kthehen në sjelljet dhe rehatinë e së kaluarës. Epoka jonë është ajo e njerëzve që postojnë. Problemi nuk qëndron nëse teknologjia zgjidh problemet, por si i zgjidh ato. Ne jemi gjenerata e parë e cyborgëve dhe jemi të sëmurë. Mos na hiqni nga priza, na lini të marrim ajër të freskët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat