Shfaqet Nokia 3.1 Plus me Android Pie

Mobile

Shfaqet Nokia 3.1 Plus me Android Pie

Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:52
Nokia 3.1 Plus

Nokia 3.1 Plus është lansuar në tetor të vitit të kaluar me sistemin operativ Android 8.1. Përdoruesit e shumtë ndoshta janë duke pyetur se kur do të arrijë përditësimi me Android Pie në smartfonët Android One.

Atëherë, falë një postimi të Nashville Chatter në uebfaqen e njohur Geekbench, ky përditësim mund të arrijë shumë shpejtë, shkruan gsmarena. Në këtë uebfaqe, po ashtu, shkuran se “HMD Global Nokia 3.1 Plus” është testuar me sistemin operativ “Android Pie”.

Sa i përket specifikave, Nokia 3.1 Plus pritet të vijë me ekran 6-inç me rezolucion HD, procesor MediaTek Helio P22, 2 ose 3 GB RAM memorie dhe 16 ose 32 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,500 mAh.

Image

Gjithashtu, Nokia 3.1 Plus pritet të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 13+5 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat