Huawei paralajmëron telefonin 5G, të prodhuar nga komponentët e vet kompanisë

Mobile

Huawei paralajmëron telefonin 5G, të prodhuar nga komponentët e vet kompanisë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Kompania kineze e teknologjisë Huawei njoftoi planet për lansimin e një telefoni të gjeneratës së ardhshme bazuar në teknologjinë e vet në vend të komponentëve të SHBA, duke rritur përpjekjet për të konkurruar me udhëheqësit e industrisë perëndimore përballë paralajmërimeve të Uashingtonit që kompania mund të jetë një rrezik sigurie.

Huawei Technologies Ltd, po shpenzon shumë në zhvillimin e teknologjisë së vet të procesorëve, një zonë ku shitësit amerikanë janë udhëheqës globalë. Kjo mund të ndihmoj Huawei për faturën vjetore multi-miliardëshe për komponentët dhe rrezikun e prishjes së furnizimeve nga SHBA.

Pajisja e re e Huawei do të jetë telefoni i parë i palosshëm i kompanisë dhe do të zbulohet muajin e ardhshëm në ngjarjen më të madhe vjetore të industrisë, Mobile World Congress, tha Richard Yu, CEO i njësisë së konsumatorit të kompanisë.

Telefoni është i bazuar në procesorin Kirin 980 të Huawei dhe modemin Balong 5000 në vend të komponentëve të furnizuesve tradicionalë siç është Qualcomm Inc., me bazë në SHBA.

Shitjet e telefonëve Huawei dhe produkteve të tjera të konsumit nuk treguan “asnjë ndikim” nga paralajmërimet e sigurisë perëndimore dhe u rritën më shumë se 50 për qind vitin e kaluar, u tha Yu gazetarëve. Huawei ende nuk ka publikuar rezultatet financiare 2018 për të gjithë kompaninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat