Telefonat e zgjuar me rrjetin 5G që pritet të prezantohen gjatë muajit që vjen

Mobile

Telefonat e zgjuar me rrjetin 5G që pritet të prezantohen gjatë muajit që vjen

Më: 25 janar 2019 Në ora: 22:06
Telefonat e zgjuar me rrjetin 5G

Gjatë muajit që vjen, në Barcelonë do të zhvillohet një prej aktiviteteve më të mëdha të telefonisë, Mobile World Congress.

Krahas telefonave të palosshëm dhe kamerave të vendosura thellë nën sipërfaqe, më 25 shkurt pritet të shohim edhe telefonat e zgjuar me rrjet 5G të internetit.

Nuk është fjala për arritjet dhe rezultatet e testimeve, të shpejtësisë së 5G – por, prezantimin e telefonave të vërtetë, që e mbështesin këtë kapacitet të internetit.

Prodhuesit gjigant si LG dhe Huawei, kanë bërë të ditur sot se do të shfaqin në këtë aktivitet, telefonat e tyre që e mbështesin rrjetin 5G.

LG që është e njohur për paralajmërime të pajisjeve, pak kohë para prezantimeve nëpër panaire, ka konfirmuar se do ta prezantojë një telefon me këtë nivel interneti.

Mbetet e paqartë nëse është ndonjë variant i ri i LG G8, që gjithashtu do të prezantohet në aktivitet, apo ndonjë pajisje krejtësisht tjetër.

E tëra që LG ka bërë të ditur, është diagrami i ndërtimit të brendshëm të telefonave, apo më saktësisht, sistemi i ftohjes së baterive që thuhet të jenë shumë të fuqishme.

Huawei ka konfirmuar prezantimin e një telefoni që përmban 5G. Për më mirë, do të prezantojë edhe telefonin e palosshëm me rrjetin e integruar 5G, që nënkupton se mund të kemi dy telefona me këtë kapacitet.

Mbetet të shihet nëse edhe Samsung dhe Xiaomi të kenë ndonjë pajisje me 5G, që ka kapacitet që të kryejë danlowdim me kapacitet deri në 6.5 Gbs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat