Përditësimi i iOS 12.2 të iPhone zbulon se sa vdekjeprurës është ajri rreth përdoruesve

Mobile

Përditësimi i iOS 12.2 të iPhone zbulon se sa vdekjeprurës është ajri rreth përdoruesve

Më: 28 janar 2019 Në ora: 14:49
iOS 12.2 të iPhone

Apple është duke bërë një ndryshim shumë të madh me përditësimin e ardhshëm në iPhone, duke i ndihmuar përdoruesit e saj që të shmangin zonat me ajër vdekjeprurës.

Kur sistemi operativ i ri, iOS 12.2 të lansohet gjatë këtij viti për përdoruesit, ata do ta kenë opsionin e aktivizimit të tiparit të ri për të shikuar kualitetin e ajrit në të cilën ata gjenden, nga Apple Maps.

Sistemi operativ iOS 12.2 realisht tashmë ka dal në qarkullim, por vetëm për zhvilluesit, ndërsa më vonë Apple do ta lansoj atë për të gjithë përdoruesit e iPhoneve, por ende nuk kanë caktuar ndonjë datë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat