Apple po e teston një iPhone të ri, me tri kamera në pjesën e pasme dhe portin mbushës USB-C

Mobile

Apple po e teston një iPhone të ri, me tri kamera në pjesën e pasme dhe portin mbushës USB-C

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 20:21
iPhone

Kur të lansohet iPhoni i ri, pritet të ketë avancim të madh të kamerave, si dhe mënyrë tjetër të mbushjes së baterisë.

Gjiganti nga Silicon Valley, po e teston një kamerë me dy lehta, që do të vendoset në pasardhësin e iPhone XS Max.

Në këtë mënyrë, mund të zë në kuadër një peizazh shumë më të gjerë dhe të thellë, si dhe me rezolucion shumë më të lartë. Funksioni Live Photos, që zgjatë tre sekonda, me kamerën e re do të zgjatë deri në gjashtë sekonda.

Image

I njëjti telefon, do të mbushet me portën USB-C, për dallim prej aktualit Lightning. Prej vitit 2012, Apple shfrytëzon portat Lightning, por në pajisjen e re që pritet ta sjellë së shpejti kjo do të ndryshojë.

Image

Kjo kabllo i përshtatet iPhone të ri, por edhe pajisjeve tjera prej Samsung deri Huawei.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat