Xiaomi Mi 9 me tre kamera arrin më 20 shkurt

Mobile

Xiaomi Mi 9 me tre kamera arrin më 20 shkurt

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:14
Ilustrim

Xiaomi Mi 9 u zbulua në fillim të janarit me procesorin Snapdragon 855 dhe me kodin e quajtur Cepheus.

Tani kanë rrjedh informata zyrtare rreth pajisjes. Lei Jun, bashkë-themeluesja e Xiaomi, ka lëshuar një ‘teaser’ për datën zyrtare të lëshimit të telefonit, që është 20 shkurt.

Përveç kësaj, llogaria e kompanisë Weibo postoi një foto të Roy Wang nga grupi TFBoys, i cili mban Xiaomi Mi 9, duke zbuluar tre kamera në anën e pasme të pajisjes.

Një sistem me tre kamera do të instalohet vertikalisht, dhe blici LED do të vendoset në daljen e sensorit. Në anën e djathtë të kornizës janë butonat për zërin dhe ndezjen, dhe në anën e majtë ka një tjetër çelës fizik që ka gjasa të kontrollojë asistentin e zgjuar Xiaomi.

Informacioni nga më herët sugjeron se Xiaomi Mi 9 do të ketë një mundësi më të shpejtë të ngarkimit se Redmi Note 7 (18W), andaj pritet të jetë 27W.

Karakteristika të tjera të pritshme të telefonit përfshijnë çipin Snapdragon 855 me modemin X24, 6GB fillestare RAM dhe 128GB hapësirë të magazinimit, ndërsa çmimi do të jetë rreth 440 dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat