Samsung Galaxy M20 do të arrijë edhe në Evropë

Mobile

Samsung Galaxy M20 do të arrijë edhe në Evropë

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:53
Samsung Galaxy M20

Galaxy M20 i Samsungut, smartfoni me ekran Infinity-V dhe njëri nga dy modelet e para të serisë M (së bashku me Galaxy M10), do të jetë në dispozicion edhe në Evropë.

Pas prezantimit zyrtar në Indi, gjiganti jug-korean i teknologjisë tani planifikon të zgjerojë disponueshmërinë e këtij modeli edhe në territore tjera globale.

Uebfaqja e njohur SamMobile merr vesh se Galaxy M20 së shpejti do të arrijë në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

Tani për tani, nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Samsungu e as ndonjë informacion në lidhje me çmimin dhe datën e lansimit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat