Meizu 16s me ekran AMOLED pa “dhëmbë”

Mobile

Meizu 16s me ekran AMOLED pa “dhëmbë”

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 17:13
Meizu 16s

Fotografitë e reja që janë shfaqur në internet tregojnë pamjen e dy modeleve të ardhshme Meizu 16s dhe 16s Plus.

Kompania më herët sugjeroi se telefonat nuk do të kenë prerje ose ndonjë hapje në ekran.

Meizu 16s do të ketë një ekran 6.2 inç, ndërsa modeli Plus do të zbatojë një ekran prej 6.76 inç. Në të dyja rastet, do të përdoren panele 1080p + AMOLED, me mbrojtje Gorilla Glass 6. Korniza më e ulët e Meizu 16s është 1.5mm më e hollë se ajo e modelit Meizu 16.

Linja e telefonave Meizu 16s do të përdorë çip Snapdragon 855 dhe në anën e pasme do të ketë një kamerë Sony IMX586 me 48MP me stabilizim optik të imazhit. Bateria do të jetë me kapacitet 3600mAh.

Telefonat nuk do të kenë opsionin e mbushjes pa tela, të cilën kompania nuk e konsideron jetësore.

Meizu 16s dhe 16s Plus mund të paraqiten në prill apo maj, me një çmim mbi 430 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat