Galaxy S10 cilësohet si telefoni me ekranin ‘më të mirë ndonjëherë’

Mobile

Galaxy S10 cilësohet si telefoni me ekranin ‘më të mirë ndonjëherë’

Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:13
Foto

Por një gjë që është veçanërisht e vështirë për t’u testuar është cilësia absolute e ekranit, gjë që duhet t’i besohet ekspertëve.

Dhe eksperti thotë se ekrani i S10 është më i miri ndonjëherë në një telefon.

Ray Soneira ka testuar çdo seri të rëndësishme të telefonit, tabletëve dhe laptopëve për shumë vjet, duke përdorur të gjitha matjet e kalibrimit të ftohtë të ngjyrave, reflektimit dhe shkëlqimit, dhe matje të tjera që shkojnë me këtë punë. Pra, kur ai thotë se ekrani i S10 është “absolutisht mahnitës dhe i bukur”, vlen të merret parasysh.

“Teknologjia OLED ka avancuar shumë që nga e para që kam hasur, në Zune HD – e cila ende punon dhe duket e mrekullueshme. Samsung ka përparuar shumë përtej kësaj dhe OLED dhe ka përmirësuar shumë të meta” deklaroi Soneira.

“Galaxy S10 ka ekranin më të saktë në ngjyrë që kemi matur ndonjëherë. Është vizualisht perfekt, dhe pothuajse me siguri shumë më mirë se telefoni juaj ekzistues, televizori juaj HDTV, tabletët, laptopët dhe monitorët kompjuterik, siç është demonstruar në matjet tona të plota të ngjyrave.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat