Telefonat e ri Google do të quhen Pixel 3a/3a XL

Mobile

Telefonat e ri Google do të quhen Pixel 3a/3a XL

Më: 20 mars 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

Google ka njoftuar për ardhjen e linjës më të re të telefonave të segmentit të mesëm, duke bërë të ditur edhe emrat e tyre.

Në emërtim nuk do të ketë "Lite", dhe në vend të kësaj pajisjet do të quhen Pixel 3a dhe Pixel 3a XL.

Dallimet mes dy modeleve nuk janë të njohura, por Pixel 3a do të ketë një ekran OLED me 5.6 inç me rezolucion 2220 x 1080p (18.5: 9). Krahasuar me ekranin Pixel 3 5,5-inç dhe raportin 18:9, sugjerohet që telefoni i ri mund të ketë një prerje në ekran. Të dy modelet e reja duhet të kenë mbështetje Active Edge.

Modeli 3a do të ketë kamerë të pasme 12MP, ndërsa në anën e përparme do të ketë kamerë 8MP.

Telefoni do të ketë procesor Snapdragon 670, i kombinuar me 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të ruajtjes. Të dy modelet do të kenë një eSIM dhe një çip të sigurisë Titan M.

Mbetet për t'u parë nëse versioni XL do të ketë Snapdragon 710 në vend të procesorit 670. Bateria 3000mAh do të ngarkohet nëpërmjet një porti USB-C në 18W.

Google Pixel 3a dhe Pixel 3a XL do të lansohen gjatë vitit, por data e saktë  dhe çmimi i tyre për momentin nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat