Galaxy Note 10 mund të jetë telefoni i parë nga Samsung pa asnjë buton fizik

Mobile

Galaxy Note 10 mund të jetë telefoni i parë nga Samsung pa asnjë buton fizik

Më: 27 mars 2019 Në ora: 07:21
Galaxy Note 10

Samsung ka qenë duke luajtur kartën e sigurt me hartimin e telefonave të tyre (me përjashtim të Galaxy Fold që ishte në të vërtetë një lëvizje shumë e guximshme).

Megjithatë me Samsung Galaxy Note 10, kompania mund të bëjë disa ndryshime të cilat potencialisht mund të shohin heqjen e të gjitha butonave fizik.

Informata bazohet në një raport nga ET News (nëpërmjet SamMobile) në të cilin është sugjeruar që Note 10 në të vërtetë mund të heqë të gjitha pullat fizike në telefon.

Kjo është paksa e diskutueshme sidomos pasi që Samsung kishte bërë një zhurmë mjaft të madhe me butonin e dedikuar për Bixby.

Megjithatë, telefonat pa butona nuk janë domosdoshmërisht të ri.

Ne kemi parë përpjekje nga kompani të tilla si HTC, ku në të kaluarën kompania kishte nisur telefonat që mund të ndërveprojnë me të shtrydhur anët e pajisjes.

Ky është një inovacion mjaft i ri dhe nuk mund të dihet sigurtisht nëse Samsung janë mjaft të gatshëm t’a bëjnë këtë lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat